Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, prej muajsh ka refuzuar thirrjen e Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur para prokurorëve në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar për mediat në Kosovë, lidhur me refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur para Prokurorisë si dëshmitar, kanë thënë se respektimi i sundimit të ligjit është tipar kryesor i demokracisë në Kosovë.