Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare, pasi mbaroi sesioni parë i punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit. Të gjithë u mblodhën për të dalë në foto, ndërsa e vetmja që mungoi ishte kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, edhe pse aty ishin të pranishëm liderët më të fuqishëm të Bashkimit Europian dhe vetë kancelari Olaf Scholz, vendi i të cilit ka ndërmarrë këtë nismë.