Avokati i Popullit e sheh të pamjaftueshëm buxhetin prej 197 milionë lekësh për vitin e ardhshëm. Kryetarja Erinda Ballanca u shpreh se ndër të tjera nevojitet komisioner shtesë për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve në Gjadër, teksa deputeti Gazment Bardhi i kujtoi se ky kamp është jashtë juridiksionit të Shqipërisë. Ju kërkuat një nënkomisioner për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes Shqipëri Itali? Ka juridiksion Avokati i Popullit për të mbikëqyrur këtë marrëveshje?”