Në Deçan, gjatë 24 orët e fundit, 310 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kanë pasur simptoma helmimi. Kështu bëri të ditur në një konferencë për shtyp drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selman Berisha. Që nga fundjava e kaluar, banorët e Komunës së Deçanit kanë shfaqur simptoma të helmimit, si: marramendje, të vjella, diarre etj.