Pas diskutimeve të gjata, më në fund parlamenti votoi zgjatjen e afatit për organet e vettingut, një kërkesë që vinte edhe nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit. Të gjitha dyshimet janë shuar, kur kartonin jeshil e kanë ngritur plot 118 pro, asnjë kundër dhe vetëm 4 vota abstenim për ndryshimet kushtetuese që përfshijnë edhe zgjatjen e afatit për organet e vettingut.