Shqipëria bën një hap para në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Presidenca polake, përmes një letre zyrtare i kërkon Tiranës zyrtare të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në grupin ‘Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme.” Pozicioni negociues do të paraqitet në konferencën e gjashtë ndërqeveritare, në një datë që pritet të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të Bashkimit Europian.