Një punëtor ndërtimi ka humbur tragjikisht jetën në vendin e tij të punës në Kalabri. Edison Malaj, 45 vjeç me origjinë nga Shqipëria, humbi jetën teksa ishte duke punuar në sheshin e ish-kantinave sociale, kur një pllakë betoni ra mbi të. Për pasojë shqiptari ka humbur jetën në moment, pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.