Producentja izraelite e serialit të njohur me spiunazh “Tehran”, 52 vjecarja Dana Eden është raportuar se i dha fund jetës në rrethana misterioze në Greqi, teksa ndodhej aty për xhirimin e sezonit të katërt. Sipas mediave izraelite, Eden u gjet pa shenja jete në një dhomë hoteli në Athinë të hënën nga vëllai i saj, i cili filloi ta kërkonte pasi ajo nuk iu përgjigj mesazheve.