Hillary Clinton ka akuzuar administratën e presidentit amerikan Donald Trump se po fsheh të vërtetën lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein. Duke folur për BBC në Berlin, ajo kërkoi publikimin e plotë të dokumenteve, duke theksuar se autoritetet po i vonojnë qëllimisht. Shtëpia e Bardhë reagoi duke deklaruar se administrata Trump ka bërë më shumë se demokratët për personat e abuzuar, përmes publikimit të mijëra faqeve dokumente.