Pavarësisht presionit të madh të BE-së, Serbia vazhdon të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe refuzon sanksionet ndaj Rusisë. Serbia është e varur fort nga furnizimet ruse me gaz. Por marrëveshja e vitit 2022 për furnizimet me gaz nga Rusia në Serbi përfundon në fund të këtij viti. Ndërkohë që prej një jave kanë hyrë në fuqi sanksionet e SHBA-së, që prekin kompaninë serbe NIS. Nisur nga fakti që NIS mbulon mbi 80 përqind të nevojave me naftë dhe benzinë të Serbisë, kjo mund të ketë pasoja, sipas ekspertëve.