Dhunimi dhe grabitja e biznesmenit në Nikël të Krujës, ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike, ku shprehet se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për këtë ngjarje dhe të mos kalohet si një gjë normale. Deputeti I kësaj partie, ervin salianji përmes një postimi në Facebook është shprehur se gjendja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë dhe se askush nuk ndihet I sigurë për familjen apo biznesin e tij.