Pas orë pas shpalljes së emrit të Bajram Begaj si kandidat I maxhorancës për postin e presidentit, ka ardhur edhe reagimi i opozitës. Partia Demokratike zyrtare përmes një reagimi të Enkelejd Alibeajt, i cili përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij të mbajtur edhe më herët tha se grupi i PD nuk do të marrë pjesë në procesin fasadë për zgjedhjen e kreut të shtetit, për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit.