Që prej datës 9 shtator e deri më sot, Partia Demokratike nuk ka pasur asnjë shenjë qetësie. Përkundrazi është futur në një krizë, nga e cila ende nuk ka një ide të qartë sesi do të dilet prej saj, sesi do të funksionojë partia kryesore e opozitës në Shqipëri.