Ekzekutimi me tritol i Aleksandër Sadikajt ngriti pistat e para hetimore të policisë së shtetit. E shkuara e 27 vjeçarit luan një rol kyç në identifikimin e autorit të shpërthimit me lëndë plasëse. Mësohet se ditën e atentatit, Sadikaj ishte nisur nga Tirana drejt Beratit, vendit të tij të lindjes, teksa jetonte vetëm me të ëmën në kryeqytet. Shpërthimi i lëndës plasëse ka qenë i telekomanduar dhe atentatorët kanë qenë duke vëzhguar çdo lëvizje të 27 vjeçarit, pasi tritoli shpërtheu në një moment kur pas makinës së Sadikajt nuk kishte automjete të tjerë.