Një katër vjecare, e vetme, mbi një komardare me unicorn, është shpëtuar nga ekuipazhi i një trageti, pasi i kishte shpëtuar mbikqyrjes së prindërve dhe ishte larguar shumë nga bregu. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Antirrio, në gjirin e Korinthit në greqi dhe videoja e regjistruar nga bordi i tragetit Salaminomachos, është bërë virale në rrjet.