Katër shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në një kantier ndërtimi në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës. Sipas raporteve fillestare, ngjarja ndodhi gjatë punimeve në oborrin e një ndërtese të vjetër, shkruajnë mediat austriake, teksa ata ishin duke punuar. Si pasojë e këtij aksidenti katër shqiptarë nga Kosova kanë vdekur. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me tre shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftim e shpërndarë dhe nga familjarët e viktimave njëri prej të cilëve është identifikuar si Pajtim Bajrami. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia austriake ëshë duke hetuar këtë rast.