Një 50-vjeçare u sulmua me thikë në Greqi nga ish-bashkëshorti I saj shqiptar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Thassos, sipas mediave greke, ndërsa autori një 55-vjeçar kishte udhëtuar nga Shqipëria drejt zonës. Viktima sapo e pa atë u përpoq të largohej dhe u fut në një supermarket pranë shtëpisë së saj. Por pavarësisht përpjekjeve të saj për të shpëtuar, autori arriti ta kapte dhe e goditi me thikë në fytyrë e kokë doke e lënë të plagosur.