Babë e bir, të shpallur në kërkim për një plagosje të ndodhur disa javë më parë, janë kapur dhe arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Forcën “Shqiponja” në Shkodër. Në banesën e tyre në fshatin Grudë është sekuestruar një thikë që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.