Zbardhet vdekja e 70-vjeçarit, Musa Bajraktari, i cili u gjet i pajetë në një kanal të mërkurën në fshatin Boks në Shkodër. Fillimisht u dyshua se ishte vdekje natyrale, por u zbulua se viktima ishte goditur me sëpatë nga fqinji i tij, i cili më pas e kishte hedhur në kanal. Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobta.