Kur flasim për fat të keq, ka pak supersticione më dominuese në kulturën perëndimore se sa ai i të premtes që bëhet bashkë me datën 13. Ashtu si kryqëzimi i rrugës me një mace të zezë apo thyerja e një pasqyre, edhe nocioni i një dite që mund të sjellë fat të keq i ka rrënjët e thella, edhe pse ata që e besojnë nuk munden as ta shpjegojnë përse. Ka madje edhe një emër për të përshkruar frikën irracionale nga data: paraskevidekatriaphobia – një formë e specializuar e triskaidekafobisë, frika nga numri 13.