Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë mesnatës të së shtunës në Sarandë. Në lagjen nr.4, në vendin e quajtur magazinat e peshkimit në një gjatësi rruge ishin të parkuara disa mjete pronë e banorëve të kësaj lagjeje. Persona ende të paidentifikuar kanë shpuar gomat e rreth 8 mjeteve të parkuara. Policia është njoftuar disa orë më vonë nga njeri prej pronarëve të mjeteve, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje.