Kryebashkiakja e parë shqiptare është betuar në detyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Shqipërisë në SHBA përmes një postimi në llogarinë në Facebook. Teksa e cilëson një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA, ambasada njofton se Violetta Berisha është betuar si kryetare e bashkisë Fairview, në New Jersey. “Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë.Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit", thuhet në njoftimin e ambasadës. Më tej ambasada i uron kryebashkiakes suksese në rrugëtimin e saj, teksa shton se janë krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë.