14 persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, mes tyre dhe një 17-vjeçar, pas operacionit antidrogë ‘Koordinata’ në njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran në Malësi të Madhe. Sakaq gjatë këtij operacioni janë shpallur në kërkim 10 të tjerë dhe 2 po procedohen penalisht në gjendje të lirë.