Viola von Cramon, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, e ka quajtur të “papranueshëm” votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. “Nuk e kuptoj se për cfarë bëhet e gjithë kjo. Në njërën anë, të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjen nga Serbia apo nga vet presidenti, Aleksandar Vuçiq, por në anën tjetër, kryeministri i Kosovës voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën për mua”, ka shkruar von Cramon në Tëitter.