Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu ka komentuar situatën e krijuar në Kuvend. Në një deklaratë për mediat Agalliu tha se Partia Demokratike, distancohet nga dhuna dhe bojkoti. Më tej deputeti u shpreh se në parlament duhet të diskutohet mbi shpenzimet marramendëse të qeverisë ku shumica e tyre shkojnë për PPP e koncesione korruptive dhe jo për hallet dhe problemet reale të qytetarëve.