Drejtoria e MZSh Gjirokastër informon se në lagjen “18 Shtatori”, në një pallat, në katin e pare kishte rënë zjarr. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se në banesë ndodhej një e moshuar, shtetasja Cevi Jonuzi, 83 vjeçe, e cila nuk ishte në gjendje të dilte jashtë dhe ndodhej e asfiksuar brenda banesës së përfshirë nga flakët.