Një shtetas nga fshati Petrushë i Maliqit, është proçeduar në gjendje të lirë pas një sherri për motive banale me një 34 vjeçar, të cilin e kishte punësuar në stallën e tij. Bëhet me dije se motiv i sherrit ka qenë lidhja intime e bashkëshortes së 34 vjeçarit me pronarin e stallës, ndërkohë që nga hetimi dyshohet se 37 vjeçari ka patur qëllim prostituimin e gruas.