Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e tre personave, të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një të riu nga Kosova. Sipas policisë, ngjarja lidhet me një borxh të pashlyer, ndërsa i riu dyshohet se është mbajtur peng për rreth dy javë në një banesë në lagjen “Osman Haxhiu”, në Vlorë.