Një 12 vjecare shqiptare humbi jetën tragikisht, pasi e zuri poshtë lisharësja ku ajo po luante duke i shkaktuar plagë të rënda. Ngjarja ndodhi në një park lojërash për fëmijë pranë zonës së San Pelinos në Abruzzo të Italisë. E mitura shkoi në këndin e lojrave pranë shtëpisë për të luajtur, por argëtimi për të u kthye në tragjedi. Sipas mediave italiane, struktura e drunjtë që mbante lisharësen, u rrëzua bashkë me vogëlushen duke e zënë poshtë.