Arqipeshkvi i Shkodres, Imzot Angelo Massafra ka shpërndarë mesazhin tradicional të Krishtlindjes, ku uron të gjithë të krishterët, katolikët ortodoksët dhe njerëzve vullnet mirë. Në urimin e tij, Imzot Massafra ndalet luftërat në botë, te familja, tek të rinjtë, njërëzve që jetojnë në vështirësi sociale dhe ekonomike, emigrantët , të burgosurit dhe të sëmurët. Imzot Massafra shprehet se kjo festë duhet të na kujtojë jo vetëm rëndësinë e lindjes së Krishtit, por duhet të na rikthejë te Ai dhe te mësimet e tij.