Mes komenteve në profilin e tij zyrtar, kryeministri Rama zgjodhi t’i përgjigjej një qytetari që kërkonte vëmendje të shtuar qeveritare për dy problematika ujin e pijshëm dhe nivelin e pensioneve. Përgjigjia e Ramës u ndal vetëm tek pensionet, ku përmendi dy bonuset e alokuara nga qeveria për fundvitin dhe për pranverën, një politikë që sipas Ramës do të vazhdojë.