Në seancën e kësaj të mërkurë për çështjen “Gërdeci”, u debatua për akt ekspertimin ekonomiko-financiar. Mbrojtja e ish ministrit Fatmir Mediu u shpreh se ekspertet janë caktuar në mënyrë të njëanshme nga Prokuroria e Posaccme Antikorrupsion dhe se ekspertët jane në kushte papajtueshmërie për të kryer aktin e ekspertimit.