Inside Story ne Top Channel ka bere nje investigim per Arben Ahmetajn, ish-ministrit të qeverisë Rama, karriera e të cilit nis pikërisht në kohën kur drejtonte Partia Demokratike. Politikani i së majtës Arben Ahmetaj, ofiqet e para të pushtetit i ka pasur pranë demokratëve. Në CV zyrtare, Ahmetaj është kujdesur të fshehë hapat e para në politikë pranë Partisë Demokratike. Në vitin 1991 që përkon me rënien e diktaturës, Ahmetaj përfundoi studimet për gjuhë angleze në Unversitetin e Tiranës.