Një tjetër deputet i Partisë Demokratike do të përballet me Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Bëhet fjalë për deputeten Albana Vokshi, ndaj të cilës është ngritur padi për shpifje. Albana Vokshi, në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Posaçëm Hetimor, është kallëzuar në SPAK nga biznesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria “3P Life Logistic”, për shpifje, lidhur me deklaratat e saj të bëra në komision dhe jo vetëm.