Një 60-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Maliqit, pasi ka ngacmuar seksualisht një 12 vjeçare, dhe ka tentuar ta përdhunojë. Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e martë. Mësohet se 60-vjeçari e ka tërhequr fillimisht duke e gënjyer me para të miturën dhe më pas e ka prekur në vende intime. E mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 60-vjeçarin.