Përkeqësimi i motit mbrëmjen e së hënës shkaktoi një vdekje në fshatin Letëm të Librazhdit. 53 vjecari Shkëlqim Lala, me detyrë roje në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, humbi jetën pasi u godit papritur nga një shkarkesë elektrike dhe më pas përfundoi në kanalin vaditës. Ishin banorët e zonës ata të cilët identifikuan trupin e pajetë të viktimës e më pas lajmëruan policisë dhe ambulancën. I ndjeri u transportua në morg, ku iu nënshtrua në ekspertize mjekoligjore. Reshjet e dendura të shiut por edhe shkarkesat e herëpashershme elektrike mbizotëruan zonën e Librazdhit dhe Prrenjasit përgjatë mbrëmjes së të dielës por edhe të hënën.