Gjithë qyteti i Shkodrës nuk ka furnizim me ujë që nga mbrëmja e djeshme për shkak të një defekti të rëndë në Stacionin e pompimit në Dobraç. Si pasojë e defektit janë dëmtuar tre panele të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në stacionin e Dobraçit. Për shkak të luhatjeve të mëdha të tensionit gjatë natës janë djegur panelet, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në stacionin e pompimit, duke ndërprerë furnizimin me ujë për më shumë se 120 mijë banorë në qytetin e Shkodrës. Që në orën 3 të mëngjesit, ekipet teknike po punojnë për riparimin e defektit. Drejtori i ujësjellësit të shkodrës Mark Molla ka folur për mediat lidhur me problematikën e krijuar pas defektit në stacion