Gjykata e Durrësit ka dënuar me burg përjetë Hysen Metën, për vrasjen e babait të tij Pëllumb Meta në shkurt të vitit 2024. Ai është shpallur fajtor për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Për të, gjykata vendosi gjithashtu pushimin e akuzës për “fshehje të kufomës”, pasi kjo vepër është përfshirë në rrethanat e krimit kryesor.