Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Komoran të Drenasit. Këto të shtëna me armë zjarri ishin në drejtim të një makine, e cila pësoi dëme të mëdha. Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi jep detaje mbi të shtënat me armë zjarri në Komoran. Deri te konflikti thotë se erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte nisur tre javë më parë. Tre të dyshuarit kanë precendent penal, ishin të dyshuar edhe për grabitje. Ai shtoi se nuk ka të bëjë me zgjedhjet.