Top News- E drejta e VV për të propozuar/ Kusari-Kushtetuesja nuk e shfuqizon dot, vetë e ka njohur
24/07/2025 17:21

Kryetarja e Partisë Alternativa, njëherësh deputete e dale nga listat e Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi, në pritje të përfundimit të ultimatumit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Parlamentit. Në një prononcim për Kosova Press, Kusari-Lila thekson se është e Lëvizjes Vetëvendosje të caktojë kreun e Kuvendit dhe nuk mund t’I merret kjo e drejtë nga Kushtetuesja. SINK “Nuk e besoj se mund të jetë një gjykim i tillë, për arsye se do të binte në kundërshtim me një aktgjykim paraprak të vetë Gjykatës Kushtetuese. Do të thotë, Gjykata Kushtetuese me një aktgjykim ia ka garantuar të drejtën propozuesit për të marrë, gjegjësisht për të propozuar dhe për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit sipas propozimit të partisë së parë apo partisë fituese dhe ky është rasti. Përderisa, arsyeja që nuk po mbyllet seanca konstituive nuk ka të bëjë me mungesë të emrit të propozuar, por ka të bëjë me mungesë të kuorumit apo mospjesëmarrjes në votim. Prandaj, këtu është një kundërthënie e madhe në raport me mënyrën ose formën se si mund gjykata ta interpretojë ose ta marrë të drejtën e partisë së parë për të propozuar kandidatin për kryetar Kuvendi.” Kusari-Lila thotë se është e paqartë se çfarë mund të ndodhë në aspektin e pasojave juridike që do e ndjekin moskonstituimin e Kuvendit. Sipas saj nëse sdo arrihet një marrëveshje politike, mundësi mbetet edhe decertifikimi apo humbja e mandatit të deputetëve aktualë.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00