Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e nesërme Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të partisë, takim ky që vjen pas kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve në 9 qarqe. Në takimin e pasdites së të dielës me Këshillin Kombëtar pritet të ketë debate, pasi do të jetë edhe përballja e parë e Bashës me kritikët e tij, ish-Presidentin Bujar Nishani dhe anëtarin e Kryesisë, Fatbardh Kadilli.