Sherr me sende të forta dhe një aksident në autostradë. Kjo ishte panorama e orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele në kryeqytet. Efektivët e policisë së Tiranës konfirmojnë se rreth mesnatës, në autostradën Tiranë Durrës, dy drejtues automjetesh humbën totalisht kontrollin duke shkaktuar një përplasje të fortë mes dy makinave.