Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për “Shkarkim nga detyra” për magjistraten Mimoza Margjeka. Kjo e fundit, akuzohet nga SPAK për korrupsion. Nga hetimi është konstatuar se Margjeka ka marrë një shumë monetare prej 6 mijë eurosh, në këmbim të nxjerrjes së një shtetasi nga burgu.