Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadic është shprehur të dielën kundër iniciativës së Ballkanit të Hapur, duke thënë se nisma nuk ishte e sigurt dhe se mund të hapte rrugën për organizatat mafioze. Në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti” ka thënë po ashtu se është e papranueshme që Serbia të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njëkohësisht ta ftojë në “Ballkanin e Hapur”.