“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi, pasi një fat shumë të keq”, është shprehur në këtë mënyrë babai i Alma Arrëzit, 39-vjeçares e cila u vetëflijua së bashku me tre fëmijët e saj, 9, 8 dhe 3 vjeç duke u vetëhedhur në lumin Buna. Azem Bushati, tregoi se vajza e tij gjithmonë e kishte mbështetjen e familjes për t’u larguar nga bashkëshorti. Ai tha se e bija nuk pranonte ndarjen dhe e vuante mentalitetin, ndërsa tregoi se fëmijët kishin vuajtur gjendjen emocionale të së ëmës.