26 vjeçari Sir David Amess Ali Harbi Ali është shpallur fajtor per vrasjen e deputetit konservator britanik. Juristët iu deshën 18 minuta për ta shpallur atë fajtor për vrasje dhe përgatitje të akteve terroriste, pasi ai tha se nuk ndjente turp apo pendim. Ali u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa për shkak të qëndrimit nuk iu ofrua zbutje të dënimit. Prokuroria në pretendimet e saj argumentoi se 26 vjecari kishte planifikuar një sulm prej vitesh dhe kishte marrë në konsideratë deputetë të tjerë të kabinetit britanik.