“E ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron tek njerëzit e përfshirë në korrupsion”, ka qenë kjo deklarata e të ngarkuarit me punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Ëisner, teksa nënvizon se SHBA-yë do vazhdojnë të mos angazhohen me personat e shpallur non-grata. Diplomati Wisner tha se sanksionet e vendosura nga SHBA kanë përfshirë të gjithë spektrin politik në Shqipëri, ndërsa theksoi se shqiptarët duan njerëz që punojnë për interesat e vendit dhe jo për ato personale.