Grupi parlamentar I Partisë Demokratike kërkon interpelancë urgjente me Zëvendëkryeministren, njëherësh minister e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas marrjes si e pandehur nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion. Kërkesa në fjalë mban firmën e 7 deputetëve, ku teksa risjellin informacionet e ndara nga SPAK dhe akuzën ndaj Ballukut, për pabarasi në tendera, kërkojnë llogari nga kjo e fundit.