Prokuroria e Lartë Publike e Serbisë ka pezulluar hetimet kundër ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës. Sipas Zyrës së Prpkurorit, urdhri për pezullim të hetimeve është lëshuar më 21 nëntor, në mungesë të dëshmive.