Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO, duke miratuar masën “arrest në burg” për Sabah Nuzin, i cili u arrestua në muajin shtator të këtij viti me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit. Pas 5 vitesh nga vrasja e Lleshit, SPAK zbardhi ngjarjen duke lëshuar disa masa sigurie si dhe duke zbardhur dinamikën e ngjarjes.